Rritje alarmante e viktimave nga COVID: Tetë të vdekur e 68 raste pozitive

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tetë vdekje si pasojë e virusit COVID-19.
Në të njëjtën kohë janë regjistruar edhe 68 raste pozitive me koronavirus.

Nga Ministria e Shëndetësisë është theksuar se tani për tani në gjithë vendin janë 3 mijë e 342 raste aktive me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 3.342.