Konfirmohet data e nisjes së ““Big Brother VIP”

Ashtu siç burime ekskluzive për “Iconstyle.al” ju bënë të ditur, “Top Channel” ka konfirmuar se data e nisjes së “Big Brother VIP” do të jetë 1 Tetori!

Në guidën e këtij televizioni është publikuar programacioni i kësaj të premte, pjesë e së cilit do të jetë “BBV”!

Kush po e pret me padurim nisjen e këtij “reality show” ?

Kujtojmë se ditën e sotme është zbuluar se cila do të jetë ajo që do të prezantojë formatin e “Fun Club”. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se ky program i është besuar pikërisht prezantueses Dojna Mema.

Për Dojnën ky është një rikthim në ekran, pas një pauze të gjatë, kohë gjatë së cilës i është përkushtuar angazhimeve private. “Big Brother Vip” fillon në 1 tetor, ndërsa edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani, njësoj si edicionet e tjera.

E tani që numërimi mbrapsht ka filluar për nisjen e programit, Arbana ka publikuar një foto ku duket në ambientet e tij, ndërsa të gjithë vëmendjen e ka marrë skaleta që ajo mban në duar.

Moderatorja ka qenë shumë e vetëdijshme për këtë gjë pasi krahas fotos, ajo ka shkruar me nota humori “Ne po bëjmë prova, ju Zoom In”, duke i paraprirë kështu veprimit të gjithë ndjekësve.