Për të gjithë ata që e adhurojnë modën, kjo ka qenë një javë e paharrueshme pasi shijuan Javën e Modës që mblodhi yjet botërorë.
Mbrëmjen e djeshme u mbajt sfilata e bashkimit të dy ndër emrave më të mëdhenj të modës në botë “Fendi X Versace”.
Nën titullin “VERSACE BY FENDI – FENDI BY VERSACE”, Donatella dhe Silvia Venturini Fendi bënë bashkë kreativitetin e tyre dhe sollën një sfilatë tejet unike teksa u frymëzuan nga njëra-tjetra.
Në mesin e shumë yjeve të famshëm botërorë, pjesëmarrës ishin edhe çifti i njohur, Chiara Ferragni dhe Fedez. Ky i fundit publikoi në Instagram një foto ku shfaqej së bashku me modelen Gigi Hadid, e cila shkëlqeu në pasarelë si gjithmonë.
“Ti më bën ta dua të ardhmen”- shkroi Fedez krah fotos me bukuroshen.
Por të gjithë vëmendjen në këtë foto e mori komenti i Chiara-s, e cila shkroi: “Ti më bën të dua divorcin”.
Këtë fjalë të blogeres së famshme drejtuar bashkëshortit të saj shkaktuan të qeshura nga ndjekësit, pasi sigurisht e gjitha ishte në kontekstin e një shakaje.