Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Nitaj deklaroi se zgjedhjet do të mbahen në ditën e caktuar siç kanë qenë të shpallura.
“Zgjedhjet do të mbahen në ditën e caktuar siç kanë qenë të shpallura. Presidentja Osmani deklaroi se pa konsensus politik, nuk ka mandat dhe nuk do t’i shtyjë zgjedhjet”, tha ai.