Hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve dhe pagesën e lehonave

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se është hapur aplikimi për pagesat e lehonave dhe shtesat e fëmijëve.

Përmes një njoftimi ku janë dhënë edhe vegëzat që duhet të ndiqen, kjo ministri ka njoftuar se aplikimi është hapur.

Njoftimi i plotë:

U hap aplikimi për mbështetjen për lehonat dhe shtesat për fëmijë. Ndiqni vegzën përkatëse më poshtë për të aplikuar:

➡ 170€ në muaj për nënat e reja (lehonat): https://ekosova.rks-gov.net/SubService/311

➡ 20€ në muaj për fëmijët e moshës 0-24 muaj: https://ekosova.rks-gov.net/SubService/312

Nga janari i vitit 2022 gradualisht do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 euro në muaj.