24 viktima dhe 890 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vend nga COVID-19 janë regjistruar 890 raste të reja të infektimit.

Gjatë këtyre orëve 24 viktima me COVID-19 kanë humbur jetën teksa janë shëruar 1,712 pacientë.

Numri i rasteve aktive me koronavirus është 25 mijë e 688 persona.