Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, prej disa ditësh është duke qëndruar në Itali.
Ajo ndoqi nga afër koleksionin e ri të markës së famshme “Dolce dhe Gabanna”, gjersa atje festoi edhe ditëlindjen e 32-të.
E njëjta së fundmi duket se ka ndarë disa fotografi të reja, në të cilat ka marrë vëmendje me paraqitjen provokuese.
Biondja shfaqet e veshur me një fustan transparent të zi duke vënë në pah linjat e bujshme trupore.
Dukjen e kompletoi me një palë syze e po ashtu edhe me take të tilla, të po së njëjtës ngjyrë.
“Mirupafshim Itali”, ka shkruar ajo duke njoftuar fansat se po largohet nga Italia për në shtëpinë e saj në Los Angeles.
E njëjta ka qenë e shoqëruar nga partneri i saj, regjisori Keyan Safyari, me të cilin edhe u paraqit në promovomin e koleksionit të ri të “Dolce dhe Gabanna” në Venedik.
Ata po shijojnë lidhjen prej më shumë se një vit, teksa Rexha në një moment theksoi: “Më pëlqen ky djalë. Unë mendoj se ky është një njeri i mirë. Ai është një njeri shumë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, ai kujdeset për mua, ai është duke kuptuar karrierën time dhe atë që bëj”.