Dy persona janë plagosur mbrëmë me armë zjarri në Prishtinë, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime si pasojë e goditjes me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në kryeqytet.“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkaqe ende të panjohura kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë të cilët janë plagosur dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.Në të njëjtin rast sipas Policisë lëndime trupore nga thika kishte marr edhe një person tjetër i cili ka pranuar tretman mjekësor.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit dhe dy thika.Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 3 fishekë, armë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.