Viti i ri shkollor është vendosur të fillojë më 13 shtator.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot mbajti takimin e radhës me kryetarët e komunave.
Në këtë takim u diskutua lidhur me situatën me pandeminë, masat e reja si dhe vaksinat.
Vitia njoftoi kryetarët e komunave lidhur me masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori, përfshirë kthimin e orës policore dhe shkurtimin e orarit të gastronomisë.
Po ashtu, në këtë takim u bë e ditur se viti i ri shkollor do të shtyhet për 13 shtator dhe atëherë do të bëhet rivlerësimi i situatës.