Kthesë e papritur, Man City nuk do të nënshkruajë me Ronaldon

E ardhmja e Cristiano Ronaldos mbetet në dyshim.

Ronaldo është larguar nga Juventusi pas tre sezonet të kaluara në Itali.

Në 24 orët e fundit u përmend shumë se futbollisti do të kalojë te Man City dhe ka arritur marrëveshje personale.

Megjithatë, tani ka ndodhur një kthesë e papritur, sipas gazetarit Simon Stone, Man City nuk do të nënshkruajë me sulmuesin.

‘Citizens’ kanë hequr dorë nga mundësia për blerjen e tij, ata konsideruan këtë mundësi fillimisht por vendosën që të mos e transferojnë.

Në ndërkohë tani shtohen gjasat që 36-vjeçari të rikthehet te Man Utd.