Gjatë ditëve të fundit ka filluar shkuarja e mërgimtarëve nga Kosova, gjë që ka shkaktuar krijimin e kolonave dhe pritjeve të gjata në dalje të pikave kufitare.
Në raportin e fundit të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se po vazhdojnë ende pritjet e gjata në dalje të pikës kufitare në Merdare, shkruan lajmi.net.
Pritjet aty në hyrje janë deri në 10 minuta, ndërsa në dalje deri në pesë orë e 50 minuta.
Kolonat në hyrje shkojnë deri në 10 metra, teksa në dalje ato arrijnë deri në 2 mijë e 900 metra.
Situatë e komplikuar është edhe tek Dheu i Bardhë ku pritjet shkojnë deri në katër orë.
Edhe në Mutivodë janë krijuar kolona të gjata, ku pritjet shkojnë deri në tri orë.