Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë për dy ditë në vend.
IHMK me anë të një komunikate për media ka thënë se do të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.