Qeveria: Këto janë vendet ku s’mund të shkoni nëse s’jeni vaksinuar

Qeveria e Kosovës ka marrë sot masat e reja kundër përhapjes së COVID-19 në vend.
Siç shihet në vendimin e plotë, ka masa të veçanta nëse ju nuk keni marrë vaksinën kundër COVID-19, shkruan lajmi.net.Kësisoj, janë një mori vendesh ku ju nuk mund të hyni nëse nuk jeni vaksinuarSidoqoftë, nëse nuk jeni vaksinuar në vendet e poshtëpërmendura mund të hyni nëse keni ndonjërën prej dëshmive si në vijim:Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 10 shtator 2021, hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambientet ku mbahen ahengjet (dasma, fejesa, ahengje familjare, etj.), grumbullimet, tubimet masive (festivale, koncerte, etj.), të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, si dhe organizimi i këtyre aktiviteteve, lejohet vetëm nëse klientët/pjesëmarrësit posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme:Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 10 shtator 2021, një nga dëshmitë e cekura në pikën 23, duhet të posedohet nga të gjithë punëtorët në kuadër të bizneseve/ aktiviteteve të cekura në pikën 23, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me klientët.Personat përgjegjës të bizneseve/ aktiviteteve të cekura në pikën 23, janë të detyruar të caktojnë një person i cili do të kontrollojë posedimin e të paktën një prej dëshmive sipas pikës 23.Personat nën moshën 18 vjeçare nuk janë të detyruar të posedojnë asnjë nga dëshmitë e cekura sipas pikës 23, përveç kur hyjnë në klube nate dhe diskoteka.Varësisht sipas situatës epidemiologjike, afati i përcaktuar në pikën 23, mund të ndryshohet, si dhe mund të përfshihen biznese/aktivitete tjera.