Pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas aksidentit që ndodhi sot në afërsi të katedrales në Prishtinë.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00, në udhëkryqin pranë katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 5 persona”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Ajo ka thënë se me rastin po merret policia e trafikut.