Temperaturat e larta vazhdojnë edhe të dielen

Kosovën, javët e fundit e ka kapluar i nxehti i madh. Ky mot i nxehtë, do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, ku temperaturat maksimale do të arrijnë nga 34-35 gradë Celcius, ndërkaq ato minimale do të jenë 11-13 gradë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në drejtimin e juglindjes do të fryjë erë e lehtë deri mesatare.

Ditët e para të gushtit, Kosova ka pësuar zjarre të mëdha nëpër disa qytete të ndryshme.

Ky mot i nxehtë ka kapluar edhe vendet e tjera perëndimore.