Në Kosovë ka arritur mbi 1 mijë numri i rasteve aktive me COVID-19.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, tashmë në vendin tonë janë saktësisht 1 mijë e 65 persona të infektuar me virus, shkruan lajmi.net.Gjatë ditës së enjte, në vendin tonë janë regjistruar dy raste të vdekjes dhe u konfirmuan 195 raste të reja pozitive me virus.Një ditë më parë, më 4 gusht, në vendin tonë janë regjistruar një vdekje dhe 221 raste të reja me COVID-19, gjë që rritur shqetësimin e qytetarëve.Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë, deri më tani janë dhënë 469 mijë e 857 doza të vaksinës kundër COVID-19.Pas hapjes dhe lirimit të masave për sektorin e gastronomisë, kanë filluar sërish ngritja e numrit të rasteve me COVID-19.Deri më tani, Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja kanë bërë thirrje për kujdes dhe kanë apeluar tek qytetarët që të vaksinohen në mënyrë që të parandalohet një valë e re e virusit.Kujtojmë se së fundmi varianti “Delta” ka prekur qytetarë edhe në Kosovë, andaj iu është bërë thirrje që të respektohen masat parandaluese për përhapjen e virusit.