Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka zbuluar sloganin zyrtar të fushatës së tij për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin tetor të këtij viti.
“Prishtina na Bashkon” është slogani që do ta përcjellë Ismailin deri në ditën e zgjedhjeve komunale me 17 tetor.
Në kampanjën që tashmë ai ka nisur, duke bujtur nëpër lagje të ndryshme të qytetit, në secilën prej tyre ai i ka ftuar qytetarët që të bashkohen rreth Prishtinës për ta bërë një vend të së ardhmes.
Ky është edhe mesazhi i sloganit të tij, që duke lënë anash diferencat dhe logot partiake, të gjithë të bashkohemi për të mirën e Prishtinës.
Kampanja e Ismailit ka qenë ndër më të përfolurat ditëve të fundit dhe nga të gjithë është parë si metoda më kreative e të bërit fushatë.