“Anuloni pushimet e shpenzimet në Shqipëri”, Fatma Haxhialiu reagon ashpër ndaj pjesëmarrjes së këngëtarit serb në Festën e Birrës në Korçë

Gazetarja e njohur është shprehur mjaft ashpër kundër organizatorëve të Festës së Birrës në Korçë.

Ajo së fundi ka reaguar në rrjete sociale pasi doli lajmi se Goran Bregovic do të merr pjesë në Festën e Birrës në Korcë. Ky klajm ka tronditur shumë këngëtarë dhe fytyra publike shqiptare si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.

Ndër to ishte edhe gazetarja e njohur për opinionin e saj të lirë, Fatma Haxhialiu dhe e cila u shpreh e revoltuar ndaj këtij lajmi duke thënë, “ne Shqiperi luhet Ceca e Arkanit dhe ftohet per te trazuar ujerat Kallashnikovi i preferuar i shkjaut”.

“Sot, ne bote cancel culture, ku fansat anullojne koncerte dhe kompani gjigande prishin kontratat e imazhit me personazhe te medhenj, kur keta te fundit prekin qofte dhe me batute nje komunitet te caktuar, eshte gjeja me normale!
Sot me shume se kurre vleresohet me shume “te qenit njeri” perpara te qenit artist!

Sot, artistet masin mire cdo fjale, sepse njerezit nuk falin!!!
Njerezit ashtu sic e ngrejne, ashtu dhe mund ta fundosin nje artist, sepse artisti nuk jeton dot pa publik, merr fund!!!

Nderkohe … ne Shqiperi luhet Ceca e Arkanit dhe ftohet per te trazuar ujerat Kallashnikovi i preferuar i shkjaut!!!

Ka do zera qe flasin per art e se arti nuk ngaterrohet me politike, artin degjojani ne arena te tjera sa t’ju doje qejfi, po boll provokuat debate te liga qe ende lendojne plaget si dje!

Sa kohe nje artist nuk distancon artin e vet nga politika, atehere dhe arti i tij eshte po aq i felliqte!!!!
Varret jane akoma hapur, nenat e bijve te zhdukur pa varre jane ende gjalle, viktimat e perdhunimit, jetimet, te gjymtuarit po ashtu… sa turp per ty Shqiperi!

E per t’ju kthyer kultures cancel, une i kisha lut vellezerit e motrat e Kosoves te anullonin cdo pushim e cdo shpenzim ne nje vend, qe jo vetem nuk i respekton, por i ngul thiken ne plage ne menyren me te neveritshme!!!”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë.