Për shkak fluksit të madh në PKK Merdare, Policia kërkon që të shfrytëzohen edhe pika tjera të kalimit të kufirit

Policia e Kosovës, zyrtarë policorë të kufirit, janë duke punuar me kapacitete të plota në këtë kohë kur fluksi i hyrje/daljeve nga territori i Republikës së Kosovës, sidomos në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare është shumë i madh dhe pritjet janë të gjata. Koha e pritjes nuk varet vetëm nga zyrtarët tanë.

Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar Pikën e Kalimit Kufitar Merdare për hyrje-daljen për në Republikën e Kosovës, se: për shkak të fluksit tepër të madh të udhëtareve me vetura, pritjet aktualisht (ora 12:29, datë 31.07.2021)  në hyrje/dalje janë nga 200 deri në 240 minuta (shih tabelën më poshtë).

Andaj, kërkojmë, lusim në veçanti bashkatdhetarët, që në fakt janë shumica dërmuese e atyre që po presim me orë të tëra në këtë pikë kufitare, të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitar, si: Pikën e Kalimit Kufitar Mutivodë, Dheu i Bardhë, por edhe atë në Jarinje ku aktualisht nuk ka pritjet të gjata.

FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR: