Hysni Gucati nuk mund të vizitohet nga familjarët e tij.
Kjo për shkak se shteti holandez ua ka refuzuar vizat.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur, ushtruesit i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Klianku ka shkruar se arsyetimi i mosdhënëies së vizave ka qenë dëshmia e pamjaftueshme finaciare.
“Edhe në këso vështirësi hasin familjarët që duan ta vizitojnë familjarin e tyre në burgun e Hagës. Familjes së Hysni Gucatit nuk i jepen vizat me arsyetim të dëshmive të pamjaftueshme financiare, e që mendoj se këtu ka tendencë marrë parasysh se autoritetet holandeze e kanë të ditur që shpenzimet i paguan shteti i Kosovë”.