Situata nga zjarret në Turqi vazhdon të jetë e rëndë pasi më shumë se gjysma e vatrave kanë dalë jashtë kontrollit.
Më shumë se 63 zjarre kanë shpërthyer ditën e djeshme dhe sot ku vetëm 30 janë mundur të vendosen në kontroll.
Kanë qenë të shumta shtetet të cilat ofruan mbështetjen e tyre ndaj shtetit turk.
Nga ana tjetër, grupi i parë i skuadrave të Ministrisë së Situatave Emergjente të Azerbajxhanit erdhi në provincën jugperëndimore Mugla të Turqisë për të mbështetur luftën kundër zjarreve në pyje.
Grupi prej 100 personash, i cili mbërriti në Aeroportin e Dalamanit me një avion të posaçëm nga Aeroporti “Heydar Aliyev” i Bakusë, do të mbështesë përpjekjet e zjarrfikësve turq për shuarjen e zjarreve.
Federata e Bosnjë-Hercegovinës (FBIH), një prej dy entiteteve që formojnë Shtetin e Bosnjë-Hercegovinës së bashku me Republikën Serbe, njoftoi gjithashtu se do të dërgojë asistencë për të mbështetur vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarreve pyjore në zona të ndryshme të Turqisë.
Bordi Këshillues Malajzian për Organizatën Islame (MAPIM), një OJQ humanitare me seli në Kuala-Lumpur, gjithashtu shprehu solidaritetin dhe ngushëllimet e saj për Turqinë në lidhje me fatkeqësinë e zjarreve pyjore.
Mohd Azmi Abdul Hamid, president i MAPIM-it, deklaroi se Malajzia ndan dhimbjen e popullit turk.
Edhe Jordania bëri një deklaratë me shkrim për të shprehur solidaritetin e saj me Turqinë, e cila po lufton zjarret në pyje.