Çifti Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po udhëtojnë nëpër Mesdhe, por midis shëtitjeve romantike aktori i njohur amerikan shijoi një nga pasionet e tij më të mëdha, bixhozin.
Sipas gazetës “Page Six” 48-vjeçari u ndal gjatë fillimit të kësaj jave në një kazino në Monte Carlo, ku ai kaloi disa orë të tëra në tavolinat e kazinos teksa u shfaq i veshur me një kostum të zi dhe një këmishë të bardhë.

Aktori nuk ishte i vetëm pasi në tavolinën e kazinos mësohet se ka qenë nën shoqërinë e këngëtares bukuroshe.