“Qebapa direkt nga Kosova”, Dua Lipa shijon ushqimin tradicional

Dua Lipa po shijon qëndrimin në Shqipëri.

Këngëtarja kosovare ka disa ditë që ka ardhur të ndjejë ngrohtësinë e diellit në bregdetin shqiptar, bashkë me familjen dhe të dashurin e saj amerikan.

Derisa nuk kanë munguar fotot e publikuara nga Dua dhe babai i saj Dugagjini thuajse nga çdo moment që e kanë kaluar së bashku.

 

Ndërkohë që sonte Dua është ajo e cila tregoi se në Shqipëri po kënaqet edhe me ushqime kosovare, si sonte teksa shkrepi foto duke treguar se po i shijojnë qebapat kosovar.

“Qebapa direkt nga Kosova”, ka shkruar Dua sipër imazhit.