Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen e djeshme në fshatin Penuh të Podujevës.
Në raportin 24-orësh, policia ka thënë se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishin një problem të mëhershëm.I dyshuari pas kryerjes se veprës ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati.Viktima gjendet në QKUK për tretman mjekësor dhe është nën mbrojtje të policisë.Sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.