Një fëmijë rrëzohet në Klinikën e Pediatrisë në QKUK

Një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi që i njëjti është rrëzuar në objektin e Klinikës së Pediatrisë në kuadër të QKUK-së.
Pas marrjes së informacioneve lidhur me këtë rast në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe njësitë policore, të cilat po merren me rastin.Ende nuk janë bërë të ditura detajet se si ka ardhur deri te rrëzimi i fëmijës, por lajmi.net mëson se lëndimet janë mjaftë të rënda.