Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët kanë lënë termin për t’u vaksinuar me datën 20 korrik, se terminet e tyre do të shtyhen për një ditë më vonë, pra me datën 21 korrik për shkak të festës së Kurban Bajramit.
“Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit ku i kanë marrë edhe dozat e para”, thuhet në njoftimin për media.
Poashtu është theksuar se në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç që të aplikojnë përmes platformës eKosova për caktim të termineve për marrje të vaksinës kundër COVID-19.