Asnjë i vdekur dhe vetëm dy raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon si më poshtë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.430 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310.415 doza të vaksinës.Deri më sot 90.165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 1.944 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.534.Në total numri i rasteve aktive është 98.