Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është deklaruar para mediave, teksa hynte në sallën ku pritet të mbahet konventa e 10-të e PDK-së.
Bedri Hamza dha përkrahjen për kandidatin e vetëm për kryetar duke thënë se: “Memli Krasniqi i ka atributet për të qenë kryetar i Partisë Demokratike. Ai ka përgatitjet profesionale dhe politike për ta dërguar PDK-në, aty ku e ka vendin.”
Ai u shpreh se ky proces do ta ndihmojë PDK-në edhe në zgjedhjet lokale.
“Zyrtarizimi i kryetarit të PDK-së do reflektojë pozitivisht edhe në zgjdhjet lokale”, tha Hamza.
Ndërkaq, kur është pyetur se sa demokratike është shpallja e vetëm një kandidature, ai tha se “kandidatura ka qenë e hapur për të gjithë.”