Me foto nga shtrati, Rihanna prezanton koleksionin e të brendshmeve për LGBTI

Rihanna erdhi e ‘nxehtë’ me foto nga shtrati.

Rihanna vitet e fundit e ka lënë anash muzikën dhe është përkushtuar më shumë në botën e biznesit.

Artistja ka lansuar koleksione të shumta nga brendi “SavageX Fenty”, ndërsa së fundi paralajmëroi linjën për komunitetin LGBTI.

Rihanna postoi fotografi e veshur me të brendshme në shtrat, të cilat përmbanin elemente me ngjyra të ylberit, që simbolizojnë këtë komunitet.

 

“SavageX Pride”, e ka titulluar ajo linjën e re të të brendshmeve.

 

Me këtë linjë, Rihanna tenton që ta ndihmojë komunitetin LGBTI në muajin që quhet “Muaji i Krenarisë”

Sa i përket jetës private, Rihanna është në lidhje dashurie me reperin A$AP Rocky.