Rita Ora ka punuar për këngën e re në Los Anxhelos.
Rita Ora është njëra ndër këngëtaret më të përmendura kohëve të fundit jo vetëm për një arsye, shkruan lajmi.net.
Pas një zhurme të bujshme që bëri me mosrespektimin e rregullave të COVID-19 në Angli me rastin e ditëlindjes, Rita udhëtoi për në Australi pas një kohe të shkurtër.
Ajo punoi në Australi si gjyqtare e “The Voice Australia” teksa edhe gjatë kohës që ishte atje filloi një lidhje të re me regjisorin e filmit Taika Waititi.
Sa i përket karrierës muzikore ajo për momentin po shijon suskesin e mini-albumit “Bang”, teksa edhe është në përfundime të duetit të ri muzikor Sigala “You For Me”.
Së fundi ajo ka ndarë disa imazhe nga prapaskenat e klipit të ri muzikore prej ku edhe shihet e veshur me shumë stil.
Projekti muzikor vjen gjatë kësaj jave në platforma digjitale dhe pritet të jetë një këngë mjaft me ritëm.