Kim Kardashian i bëri urim të veçantë vajzës për ditëlindje.
Ylli i “Keeping up with the Kardashians” me rastin e ditëlindjes së vajzës nuk harroi ta uronte atë përmes rrjeteve sociale.
Në urimin e saj, Kim tha se të gjitha mesazhet që po i merr North, një ditë do t’i shohë në librat që është duke i shkruar për të.
“Fëmija im i parë North është bërë tetë vjeçe sot. North, një ditë të gjitha këto mesazhe do t’i shohësh në librat që jam duke bërë për ty dhe shpresoj që ta ndjesh dashurinë pasi sjell shumë lumturi dhe gëzim në jetët tona. Ti je personi më i zgjuar, më kreativ që dini saktësisht se çfarë do në jetë. Unë kurrë nuk kam takuar dikë si ti”, shkruan ajo.
Përveç Kim, edhe emrat e tjerë të familjes Kardashian-Jenner i dedikuan fjalët më të mira vogëlushes North.
Kujtojmë se Kim Kardashian muaj më parë paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye West pas shtatë vitesh martesë.
Çifti janë prindër të katër fëmijëve: North West, Chicago, Saint dhe Psalm.