Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vizituar sot qytetin e Suharekës, për të shënuar Ditën e shenjtë të Çlirimit.
Lajmi e ka bërë të ditur Hoxhaj nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.Hoxhaj shtoi se UÇK-ja mobilizoi jo vetëm shqiptarët, por edhe faktorin ndërkombëtar për të intervenuar në Kosovë.“Për lirinë, tashmë mbarë bota e di, se shqiptari flijon shtëpinë, tokën por e jep edhe jetën – nga Hasan Prishtina e te Adem Jashari. Besimi në liri e mëvetësi, i rrënjosur thellë në shpirtin tonë, i rezistoi me shekuj robërisë e tendencës për asimilim, përndjekjes e vrasjeve, shtypjes e burgjeve.”“Deri në ditën e bekuar kur u themelua UÇK-ja, e cila me luftën e saj të pastër e të drejtë mobilizoi jo vetëm shqiptarët, por edhe faktorin ndërkombëtar për të intervenuar në Kosovë. E gëzofshim për jetë e mot Kosovën”, shkroi ai.