Superylli i Barcelonës Lionel Messi raportohet se është bindur që ta vazhdojë qëndrimin te Barcelona duke e nënshkruar kontratën e re me gjigantin spanjoll.
Mesi kaloi një periudhe shumë te tensionuar në vitin e fundit madje ai kishte shkuar deri aty sa kishte kërkuar nga klubi që ta lironte si lojtarë të lirë.
Sipas raportit më të fundit nga gazeta spanjolle “AS”, raportet ndërmjet Messit dhe drejtuesve të klubit janë duke i stabilizuar dhe argjentinasi pritet të nënshkruajë edhe për dy vite të tjera.
Ardhja e Sergio Aguero dhe e presidentit Joao Laporta thuhet se kanë ndikuar që Messi të bindet për të luajtur ende për klubin e tij të fëmijërisë.