Diell, vranësira e erë: IHMK tregon motin për dy ditë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur motin që pritet të mbajë për dy ditë në vendin tonë.

IHMK me anë të një komunikate për media, ka bërë të ditur se në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s