Partia Socialdemokrate e Kosovës ka vazhduar me peticionin e saj.
Kësaj radhe në Pejë, partia e Dardan Molliqajt me anë të mbledhjes së nënshkrimeve ka nisur nismë që të nxirret një ligj për faljen e gjobave që u shqiptuan nga Policia gjatë pandemisë.
Deri tani, siç kanë njoftuar zyrtarë të kësaj partie, janë mbledhur mijëra nënshkrime.
Sidoqoftë, mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati i këtij peticioni.