Sonte mbahet nata finale e edicionit të 22-të të festivalit “Kënga Magjike”

Sonte përmbyllet edicioni i sivjetmë i “Këngës Magjike”.

Festivali i njohur shqiptar “Kënga Magjike” sot (29 maj) shënon natën finale.

Nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali u mbajt më 26 maj, ndërsa e dyta më 27, ku garuan një numër i madh artistësh.

Këtë vit, “Kënga Magjike” prezantohet nga producenti i festivalit, Ardit Gjebrea dhe këngëtarja Marsela Çibukaj.

Sikurse para dy vitesh, edhe këtë herë, në garë ishin edhe artistë ndërkombëtar, ndërsa nuk munguan as artistët e rinj, të cilët u votuan nga juria.

Mbrëmjen e sontme, me fillim nga ora 21:00 do të mbahet finalja e madhe e festivalit “Kënga Magjike”, ku gara është e ngushtë mes artistëve.

Këtë vit, në festival janë rikthyer Flori Mumajesi, Bruno, Klajdi, Fifi, Soni Malaj, Linda Halimi, e disa emra të tjerë.

 

Pas një viti pauzë, “Kënga Magjike” organizohet pas shumë pauzave që kishin eventet e tilla, për shkak të COVID-19.

Më 2019, vendin e parë në festival e zuri Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”.