Një rast i kërcënimit serioz u raportua dje në Prishtinë rreth orës 12:10.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se tre viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar, janë kanosur me armë nga i dyshuari mashkull kosovar dhe i ka larguar nga vendi ku ishin duke punuar në ndërtim.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, teksa nuk raportohet për të arrestuar.