Rita e nis fundjavën me një imazh të ëmbël nga fëmijëria

Rita uroi ndjekësit për fundjavë të mbarë me një imazh të këndshëm nga fëmijëria.

Rita Ora është ndër këngëtaret që më së shpeshti kujton kohën e fëmijërisë me anë të fotografive në rrjete sociale.

Njësoj veproi edhe mëngjesin e sotëm, teksa e nisi ditën me një fotografi të ëmbël të realizuar gjatë fëmijërisë.

Në foto, Rita shihet e veshur me pantallona të shkurtë e bluzë, teksa flokët i kishte të prera shkurt dhe po buzëqeshte para aparatit.

“Rita e vogël, fytyra e fundjavës”, është mbishkrimi që ajo ia ka lënë fotos.

Artistja kohë pas kohe sjell fotografi të shumta, të cilat i ka realizuar gjatë kohës kur është rritur në Kosovë.

Muajt e fundit, Rita qëndroi larg familjes, ngase po qëndron në Australi.