Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo i ka larguar makinat nga garazhi në Torino, duke dhënë më shumë sinjale për largimin në verë.
Ish ylli i Real Madridit dhe Manchester Unitedit është i lidhur me largimin nga “Zonja e Vjetër”.
Nëna e CR7, Dolores Aveiro ka pranuar se do provojë të bind 36-vjeçarin për rikthimin në Lisbonë, por agjenti Jorge Mendes mohoi që lojtari do rikthehet në Portugali.
Sempre Calcio ka publikuar video ku shihen super makinat e Ronaldos duke u larguar përmes një kamioni.
Kamioni është nga Rodo Vargo, një kompani e njohur me bazë në Lisbonë dhe video tregon se super makinat janë duke u larguar nga Torino.
Arritja e makinave në vitin 2018 ishte sinjal shumë i fortë kur Ronaldo arriti në Torino, ndërsa fakti se janë duke u larguar nga garazhi nënkupton se ai do largohet.