Dyshime se mbi 2 ton kokainë erdhën nga Durrësi në Lipjan, aksion i përbashkët i policisë kosovare, shqiptare e italiane

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Lipjan, që ka të bëjë me lëndë narkotike.

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka reaguar për ABC lidhur me kokainën e kapur në Kosovë dhe që kishte përdorur portin e Durrësit si tranzit.

“Operacioni i përbashkët mes SPAK, DEA-s, policisë italiane dhe asaj të Kosovës. Sasia e kokainës ende po peshohet.” ka thënë Kraja.

Operacioni, siç bëjnë me dije mediet atje u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane.

Po ashtu, ata thonë se autoritetet shqiptare kishin dy muaj që prisnin këtë ngarkesë pasi u sinjalizuan nga DEA amerikane.

Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia.

Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliard eurove. Ndërkohë lajmi ende nuk është konfirmua nga pala shqiptare e as nga Policia e Kosovës.

Lajmi.net ka dërguar pyetje në policinë e Kosovës edhe është në pritje të informacioneve zyrtare.