Bëhet fjalë për frutat me ngjyrë të kuqe të cilët janë të pasur me flavonoidë, substanca ideale për humbjen e kilogramëve të tepërt.
Frutat janë pjesë e domosdoshme e një regjimi ushqimor që të ndihmon të humbasësh kilogramët e tepërt.
Por ka disa fruta specifikë që janë shumë efikasë në humbjen e shpejtë të peshës.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 6 frutat më të mira për dobësim të shpejtë por të shëndetshëm.
Qitro e Kuqe
Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org shpjegon se ngrënia e një gjysëm qitroje përpara vakteve ndihmon në pakësimin e depozitës dhjamore në zonën e barkut dhe në uljen e kolesterolit.
Studimi thotë se konsumi i rregullt i qitros sipas mënyrës së lartpërmendur për gjashtë javë ndihmon në ngushtimin e belit me të paktën 3 centimetra.
Vishnja
Këto kokrra magjike janë të mira për zemrën por edhe për peshën e trupit.
Një studim i Universitetit të Miçiganit zbuloi se vishnjet e pasura me antioksidantë kontribuojnë ndjeshëm në zvogëlimin e masës dhjamore në zonën e barkut.
Frutat e Pyllit
Boronicat, luleshtrydhet, manaferrat janë të pasur me polifenolë të cilët jo vetëm të ndihmojnë të humbisni në peshë por edhe pengojnë formimin e depozitave dhjamore.
Konsumi i 3 racioneve me fruta pylli në ditë zvogëlon formimin e qelizave dhjamore me 73%.
Pjeshkët, Kumbullat dhe Nektarinat
Këto fruta me sezon në pranverë, shmangin shfaqjen e sindromës metabolike, e cila shërben si ombrellë për shumë faktorë rreziku të diabetit.
Këtu përfshihet edhe dhjamosja e belit.
Këto fruta përmbajnë fenolë të fuqishëm që pengojnë shëndoshjen e tepërt.
Për më tepër, frutat me bërthamë kanë përmbajtjen më të ulët të sheqerit.
Mollët e Kuqe
Ekspertët shpjegojnë se nëse njeriu rrit dozat ditore të fibrës me 10 gramë, arrin të zvogëlojë depozitën dhjamore me të paktën 3.7 përqind në harkun kohor të 5 viteve.
Fibra gjendet me shumicë tek mollët, veçanuerisht ato të kuqe, të cilat duhen konsumuar çdo ditë.
Kumbullat
Kumbullat janë fantastike për tretjen. Fruti dhe lëngu i tyre rekomandohen për stomakun por edhe puer organizmin.
Shalqini
Shalqini, kur është në sezonin e tij në verë, është një nga frutat më të mira për rënien në peshë.
Ngrënia e shalqinit përmirëson profilin e lipideve në gjak dhe ngadalëson akumulimin e dhjamit