Këngëtarja me prejardhje shqiptare ndan momente nga jeta e saj në rrjete sociale për numrin e madh të ndjekësve.
Dhe, së fundi Bebe Rexha ka publikuar imazhe me kryetaren e partisë LSI, Monika Kryemadhin.
Përmes rrjetit social Instagram, ajo publikoi video e cila tregoi se është takuar me të dhe sipas videos duket se po qëndronin në një lokal në Los Angeles.
Në videon e publikuar, Bebe Rexha i ka bërë tag Kryemadhit teksa i ka vendosur edhe një emotikon zemër.
Po ashtu, ajo shkroi: “Jam në Los Angeles me kushërirën time të bukur, jemi duke ngrënë mëngjes”.