Ka përfunduar në Kuvendin e Republikës së Kosovës afati i ftesës/thirrjes publike për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Kuvendit në ueb-faqe, deri më sot në orën 16:00, kanë aplikuar 11 kandidatë: Vigan Qorrolli Hava Bujupaj-Ismajli, Shukri Sylejmani, Gjylbehare Murati, Hashim Çollaku, Hilmi Jashari, Valbona Shala-Thaqi, Visar Morina, Haxhi Xhemajli, Zef Prenrecaj dhe Ramadan Gashi.
Administrata është në pritje të nominimeve eventuale nëpërmjet postës.
Ndërkaq bëhet e ditur se proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarve do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.