Avokati i gazetës online “Insajderi” Arianit Koci ka reaguar pas intervistimit të drejtorit Parim Olluri nga policia duke thënë se është gabim që ministri Arben Vitia merret me mediat pas hulumtimit për vaksinat nga Insajderi.
Koci ka shkruar se nëse Vitia mendon se në hulumtim ka elemente të shpifjes ai mund të ngris padi për shpifje, por që e ka paralajmëruar atë që në rast se e bënë këtë ai mund ta “çmontoj” në gjykatë.
“Puna e mediave ështe që aty ku mundet, dhe ku e vlerëson sipas parimeve dhe etikës profesionale të gazetarisë, të mbledhë informatat dhe të shkruaj për çështjet që janë me interes publik. Gabimi i vetëm i ministrit Vitia është që merret me media. Kjo është e papranueshme. Nëse mendon sa ka elemente të shpifjes, i njejti ka mundur që ta ngris padinë për shpifje. Por këtë nuk ia rekomandoj. Si njëri prej avokatëve të Insajderit – “ e çmontoj” në gjykatë”, ka shkruar avokati Koci.