Ai ishte një nga shumë yjet që performoi në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, Latin American Music Awards 2021.
Këngëtari i hitit “Livin ‘La Vida Loca”, 49 vjeç, arriti me stil në ceremoninë e cila u mbajt të Sunrise, Florida të enjten, shkruan DailyMail.
Ricky ishte veshur me një pallto të bardhë, pantallona blu dhe një këmishë të hapur paksa te pjesa e gjoksit.
Duke mos treguar ndonjë shqetësim para performancës, krijuesi i hiteve dukej i qetë ndërsa pozonte në tapetin e kuq.
Juanes, Maluma, Pitbull, Anitta dhe Carrie Underwood ishin gjithashtu disa nga artistët e tjerë që interpretuan këtë mbrëmje.
Ricky u shndërrua në një yll ndërkombëtar në vitin 1999 me hitin “Livin ‘La Vida Loca” dhe ka vazhduar të lëshojë muzikë që nga ajo kohë.
Krijuesi i shumë hiteve tha se EP-ja e tij, “Pausa” në maj të vitit 2020, e ndihmoi atë të gjente ekuilibrin mes pandemisë.
“Ky mini-album me të vërtetë u bë ilaçi im në një moment të caktuar sepse, të them të drejtën, unë isha vërtet i shqetësuar”, tha ai për Revistën People.
“Pasiguria për të mos ditur se çfarë do të ndodhte, duhet të anulja një turne. Dhe njerëzit më thoshin: ‘Ricky, ti kurrë nuk do të jesh në gjendje të kthehesh përsëri në skenë’.
Ylli ishte përgatitur për një turne botëror së bashku me mega yllin tjetër të popit latin, Enrique Iglesias.
Martin tha: “Unë besoj se ky mini-album, ‘Pausa’, u bë ekuilibri im”.
Ndërsa bota ishte në proces bllokimesh në kohën e publikimit, Ricky beson se albumi erdhi në një kohë të shkëlqyeshme.
Ai shpjegoi: “Është qesharake sepse shumica e teksteve janë shkruar tashmë. Ato ishin pikërisht ato që njerëzit kishin nevojë të dëgjonin kur filluam këtë bllokim”.
“Ne nuk e kemi parë PTSD-në (çrregullimin e stresti post-traumatik). Ne nuk kemi parë traumën që po shkakton kjo. Unë thjesht dua t’i jap audiencës mini-albumin ‘Pausa’, i cili është relaksues dhe paqësor”, ka thënë këngëtari.