Tre persona kanë vdekur në Raçë të Gjakovës pas një aksidenti në komunikacion.
Rastin për lajmi.net e kanë konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në 07:40 të mëngjesit. Patrullat policore me të dalë në vendin e ngjarjes kanë vërejtur se në veturën që kishte dalë jashtë rrugës kanë qenë 3 persona.
Në vendngjarje kanë dalë edhe ambulanta, zjarrfikësit, dhe prokurori kujdestar.
Ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e të aksidentuarve në vendngjarje.
“Ju njoftojme se sot rreth ores 07:40 policia është per një aksident ne Fshatin Raçë .Patrullat policore kane dalur ne vendin e ngjarjes ku kane verejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashte rruges kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes kane dalur ambulanta , zjarrëfiksat , njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar.Nga ana e personelit mjeksorë ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se personat qe gjindeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Ju mbajmë te informuar”, thanë nga policia e Gjakovës.