Rusia e gatshme të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori i Rusisë në Boegrad, Aleksandr Botsan-Kharchenko ka thënë se Rusia është e gatshme të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi.

Në një intervistë për mediumin rus “Sputnik”, ai ka thënë se edhe ashtu Rusisë i takon të përfshihet, pasi është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe se çështja e Kosovës është temë në këtë organizatë.

Kjo është më e rëndësishme sepse problemi i Kosovës është pjesë e agjendës së Këshillit të Sigurimit. Është shumë më i rëndësishëm, më i madh dhe më parimor sesa negociatat aktuale, sepse në çdo zhvillim dialogu, vetëm një zgjidhje që kënaq interesat e Beogradit mund të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit i KB“, th ambasadori, raporton B92.