Bashkimi Evropian ka reaguar për emërimin e Petrit Ajetit në krye të AKI-së.
Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog me anë të një postimi në Tëitter është shprehur i lumtur me këtë emërim.
Ai ka thënë se është kënaqësi të shohësh se në krye të AKI-së është emëruar një i diplomuar i skemës së BE-së për të rinjtë.
Szunyog është shprehur tejet i bindur në potencialin e Ajetit.
Me kënaqësi të shoh se një nga të diplomuarit e Skemës së BE-së për të rinjtë është emëruar Drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës. Të diplomuarit e Skemës Për të Rinjtë kanë një potencial të madh; i lumtur që kontribuojnë drejtpërdrejt në kapacitetet institucionale të Kosovës”, ka shkruar ai.