Së pari, gabimi që bëjnë shumë femra është larja e shpeshtë e flokut…
Të kujdesesh për flokët në ditët e sotme është shumë më e thjeshtë se më parë, shkruan “IconStyle”.
Kjo falë shumëllojshmërisë së produkteve që gjenden në treg, por kjo përkujdesje do të ishte e paplotë nëse nuk do të kishit pranë edhe ndihmën e parukierit apo parukieres suaj.
Por jo gjithmonë ata ju thonë të vërtetën, ose, më saktë, krahas ndihmës së specializuar dhe shërbimeve që ofrojnë, shpeshherë ju bëjnë të besoni edhe mite të gabuara, që më pas ndikojnë në rritjen dhe trajtimin e shëndetshëm të flokëve.
1. Së pari, gabimi që bëjnë shumë femra është larja e shpeshtë e flokut, sidomos kur është i yndyrshëm: Këshillohet që flokët të lahet maksimumi 2 herë në javë, duke qenë se larja e tepërt i dëmton. Flokët e yndyrshëm trajtojini me uthull molle, ose përdorni pak pudër bebeje për të reduktuar yndyrën.
2. Me dëshirën për t’i rritur, shumë prej nesh nuk i presin kurrë flokët: Ky është një zakon i gabuar, sepse prerja e rregullt çdo muaj diku tek 1-3 cm do të ndikojë tek rritja e tij. Kur nuk i prisni, flokët dëmtohen dhe ndalojnë rritjen natyrale.
3. Duhet t’i kushtoni shumë rëndësi edhe ushqimit të shëndetshëm, pasi produkte të caktuara (peshku p.sh.) ndikojnë tepër në rritjen e flokëve. Ju këshillojmë të konsumoni produkte me përmbajtje hekuri, kalciumi dhe magnezi.
4. Një tjetër gabim është edhe furça e flokëve, e cila, nëse nuk është cilësore, mund ta dëmtojë flokun duke e këputur.
5. Gjithashtu, ju këshillojmë të aplikoni edhe maska të ndryshme rigjeneruese, të cilat i japin shkëlqim, forcojnë dhe zgjasin flokun. I këshillueshëm është vaji i kokosit dhe vaji i arganit, por në mungesë të tyre mund të përdoni edhe vajin e ullirit.
Masazhojeni mirë në mënyrë që të rrisni qarkullimin e gjakut dhe maska të ketë më shumë efekt. Kujdesuni që të shmangni sasinë e tepërt në pjesën e rrënjëve, sepse përbën rrezik për shtimin e yndyrës.