Shije fantastike, nuk do t’i rezistoni
Përbërësit:
▪ 6 bërxolla pule,
▪ ¼ e filxhanit jogurt,
▪ 2 lugë majonezë,
▪ dy lugë të vogla mustardë (senf),
▪ një lugë lëng të freskët të limonit të shtrydhur,
▪ një lugë e vogël mjaltë,
▪ një lugë e vogël rigon.
Përgatitja:
Mishin shtypen dhe qitni erëza të thata. Ngrohni vajin dhe fërgoni mishin e pulës nga të dyja anët, në mënyrë të barabartë.
Jogurtin, majonezën, mustardën, lëngun e limonit, mjaltin dhe rigonin përzieni mirë dhe lini 15 minuta të qëndrojnë në mënyrë që të gjithë përbërësit të bashkohen dhe shijet të përziheni.
Rendisni bërxollat në pjatë dhe qitni salcën e përgatitur.
Shërbejeni me oriz të zier apo me makarona.
Ju bëftë mirë!